RTV Ora - Dhuna në familje, shkaku kryesor për divorcet në Elbasan

2019-07-06 4

#rtvora

Rreth 100 kërkesë padi janë regjistrohen më tepër se vitin e kaluar pranë gjykatës së Elbasanit për divorc. Avokatët rendisin shkakun kryesor dhunën në familje, ndërsa psikologët thonë se divorci ndikon negativisht te fëmijët.

Dhuna po bëhet gjithnjë e më shumë shkak për divorcet duke iu shtuar kështu faktorëve të tjerë shoqërorë, që çojnë familjet drejt ndarjes.

"Meshkuj që mjerisht, për faj edhe të nënave të tyre, që nuk i përgatisin si duhet se çfarë qëndrim do të mbajë. Nuk mund të mbash një qëndrim për nënën dhe një për gruan"

Vetëm në qarkun e Elbasanit, janë dërguar rreth 100 kërkesë padi më tepër se vitin e shkuar në gjykatë për zgjidhje martese. Sipas avokates Soela Kurti arsyeja kryesore e rritjes së divorceve mbetet dhuna në familje.

Soela Kurti, Avokate: Ne jemi një shoqëri e dhunshme, me probleme të mëdha ekonomike, emigrimi. Jemi një shoqëri në tranzicion prej më shumë se 20 vjet dhe kjo ka ndikuar në familje jo të shëndetshme.

Psikologët shprehen se shqetësues mbetet fakti se prindërit shqiptarë gjatë një procesi divorci ? harrojnë? përgjegjësitë që kanë ndaj fëmijëve dhe shpesh i shtyjnë ata drejt zgjedhjes së njërit prind.

Orgesa Qosja Psikologe Kliniciste: Fëmijët që janë pjesë e procesit të zgjidhjes së martesës përjetojnë simptoma të ndryshme në lidhje me stresin dhe ankthin. Manifestojnë sjellje antisociale dhe kundërshtuese.

Ndër të tjera psikologët theksojnë se procesi i divorcit është shumë i rëndë për fëmijët minoren ndaj për këtë arsye kujdesi në sjellje dhe komunikim si mes çiftit ashtu edhe mes fëmijës duhet të jetë tejet i kujdesshëm.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dhuna-ne-familje-shkaku-kryesor-divorcet-ne-elbasan

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange