Report TV -Rimbursimet, Manastirliu: Ulet çmimi i barnave të shtrenjta për sëmundjet tumorale

2019-07-05 0

Ka hyrë në fuqi lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2019, gjë e cila zgjeron mbulimin me barna të kushtueshme për sëmundjet tumorale, Hepatitin C dhe sëmundje të tjera të rënda.

Në një komunikim me median, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se me hyrjen në fuqi të Listës së re të Barnave të Rimbursueshme, janë zgjeruar kategoritë përfituese, duke ulur barrën e pagesave nga xhepi për qytetarët.

?Në listën e re të barnave të Rrmbursueshme janë shtuar 14 barna të reja, prej të cilave, 9 janë principe aktive të reja, për barna mjaft të shtrenjta dhetë vështira për t?u përballuar nga qytetarët, që mbulojnë sëmundje si Hepatiti C, trajtimi i limfomave, artridi rheumatoid, sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet autoimmune, etj?, tha Manastirliu.

Risia e kësaj liste është përfshirja e barnave me marrëveshje të posaçme, duke ulur çmimin e barit me proces negociimi me kompanitë më të mëdha multinacionale dhe për rrjedhojë, duke zgjeruar numrin e qytetarëve përfitues.

?Ja kemi dalë të zgjerojmë përfitimet për qytetarët, për t?u trajtuar me barna shumë të kushtueshme për sëmundje të rënda, duke ulur çmimin e të njëjtit medikament, falë një procesi negociimi me kompanitë prestigjoze ndërkombëtare, nëpërmjet marrëveshjeve të posaçme, njësoj siç bëmë vjet me herceptinën?, deklaron Manastirliu.

Në medikamentet e reja, janë shtuar barna për trajtimin e sëmundjeve malinje të gjakut apo hepatitit C.

Sipas ministres me zgjerimin e skemës me barna për hepatitin C, pacientët, mund ta përfitojë falas barin e shtrenjtë, që i kushtonte 10 mijë euro në muaj. Apo për sëmundjet malinje të gjakut, mjafton të përmendin barin Mabthera që i kushtonte pacientëve 39 mijë euro një trajtim i plotë, me zgjerimin e LBR 2019 sot është falas. Apo bari Keytruda i cili trajton melanomat, që i kushtonte çdo pacienti.