#rtvora
Shqipëria do të ketë tashmë dhe një tjetër zonë të mbrojtur nga UNESCO. Pas Beratit, Gjirokastrës apo Butrintit, një tjetër perlë e natyrës dhe e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë është përfshirë në listën e komitetit të mbrojtjes së trashëgimisë botërore.
Anëtarët në një mbledhje të zhvilluar në Baku kanë pranuar argumentet e palës shqiptare, e cila u paraqit në vitin 2018, ku në dosje ishin përfshirë të gjithë elementet, por edhe krahasimi me liqenet e tjerë në evropë dhe në botë të cilët prej kohësh janë shpallur monumente kulture.
Madje edhe pjesa e Ohrit në Maqedoninë e Veriut prej vitit 1979 është shpallur në listën e UNESCO-s.
Në fakt përpjekjet e ekspertëve shqiptarë kanë nisur në vitin 2012, kur edhe nisi puna përmbledhjen e të dhënave. Tashmë në hartë do të jenë edhe fshati Lin, me vendbanimet e lashta ilire, Driloni apo dhe monumente të tjera të natyrës. Liqeni i Ohrit njihet dhe për habitatin për shpendët endemike.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pas-beratit-gjirokastres-butrintit-edhe-ohri-behet-pjese-e-unesco-s
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz