Kryemadhi: Kur dogjëm mandatet na thanë të linim edhe bashkitë, ja pse nuk i dëgjuam

2019-07-05 0

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi se pasi dogjën mandatet, shumë analistë bënë thirrje që të digjeshin edhe mandatet e kryebashkiakëve. Kryemadhi tha se nuk e bënë këtë gjë pasi në këtë mënyrë nuk do të vëretëtohej përkrahja e ulët e Edi Ramës në radhët e zgjedhësve.

"Kur dogjën mandatet deputetët e opozitës të gjithë analistët thonin që digjini mandatet e kryebashkiakëve sepse procesi zgjedhor duhet të jetë gjithëpërfshirës. Jo se ne nuk e kishim në plan por e kemi marrë hap pas hapi. Ne nuk i dogjëm sepse duhet të provonim se Edi Rama ka vetëm 10 % mbështetje në popull. A do bindeshin shqiptarët për këtë. A do t'i mbyllej goja ambasadorëve. Sot ata nuk flasin më për zgjedhjet por për dialog. Në orën 12 ambasadorja tha se pjesëmarrja ishte 6%. si u rritka me 20% për pesë gjashtë orë. Në cc vend të botës ndodh kjo. Kjo ndodh vetëm në laboratorët e atyre studimeve. personi që kërcënon më shumë stabilitetin në rajon është Vuçiç i cili thotë se po bëtë këtë me opozitën shqiptare ne do bëjmë këtë e atë. Po mirë çfarë pune ka ai me opozitën shqiptare.

Nëpërmjet falangave të grupeve anti-shqiptare nuk do lejojmë Edi Ramën të përdorë Shqipërinë për të prishur stabilitetin. Nuk di nëse ndonjëri nga ne kërkon të kthehet mbrapsht. Sot ne jemi mbledhur për të shpërndarë njoftimin për ditën e hënë për protestën. Në 8 korrik pjesëmarrja në protestë është një nga detyrat tona", tha Kryemadhi.