Lleshaj takim me ministrin britanik, në fokus bashkëpunimi dypalësh - Lajme - Vizion Plus

2019-07-05 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë qëndrimit në Poznan të Polonisë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim zyrtar me z. Ben Wallace, Ministër Shteti për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik, në Mbretërinë e Bashkuar.Takimi u përqendrua në bilancin e bashkëpunimit dypalësh si dhe në perspektivën e zhvillimit të tij.Takimi evidentoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë si dhe përcaktoi drejtime të rëndësishme zhvillimi sidomos në fushën e modernizimit dhe teknologjisë, Policisë Shkencore, arsimimit dhe kualifikimit, të luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.