Garda merr ne mbrojtje kryetarin e KQZ

2019-07-05 0

"Pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ditën e enjte, kreu i këtij institucioni Klement Zguri ka marrë në rrjetin social Facebook, një mesazh që kërcënon me jetë atë dhe familjen e tij. Pas kësaj Garda e Republikës dhe Policia ka rritur numrin e punonjësve në mbrojtje të tij.

"O m*t, do të vras ty edhe familjen" është mesazhi që i ka mbërritur Kryetarit të Komisionit nga një qytetar nga Shkodra, i identifikuar si E. Pjerini. Oficerët e Gardës kanë qëndruar brenda mjediseve të KQZ, teksa Klement Zguri drejtonte edhe sot mbledhjen për rezultatet e votimeve të 30 Qershorit.

I pyetur nga gazetarët për kërcënimet në adresë të tij, ai u përgjigj: "Pyesni organet...", duke konfirmuar në këtë mënyrë kërcënimet po pa preferuar të japë detaje.

"Burimet thonë se në mbrojtje është marrë edhe familja e tij, por kur ora shënon 14:30 minuta, pranë pallatit dhe banesës ku ai banon nuk ka oficerë të Gardës apo të Policisë".

Tv Klan

Free Traffic Exchange