Bazilika në fshatin Lin në Pogradec, në vëmendje të vizitorëve - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-05 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Fshati Lin 22 km larg nga qyteti i Pogradecit është një prej aseteve turistike në juglindje të vendit. Fshatin e bën të vizitueshëm nga turistët vendas dhe të huaj bazilika e cila ndodhet mbi fshatin turistik.Është hera e dytë që drejtoria e Monumenteve të kulturës zbulon për vizitorët një prej mozaikëve më interesantë të kësaj bazilike. Nëse një vit më parë specialistët e fushës zbuluan për vizitorët Narteksin, këtë vit sipas drejtorit Gjergji Koki është zbuluar për turistët edhe Pastofori, i cili shfaqet i plotë për hetë të parë.Sipas specialistëve kjo bazilikë  paleokristiane e Linit i  perket shekujve IV-V, te periudhes se sundimit te perandorit romak Justinian.Bazilika ka nje strukturim trekonkesh, me naos, kapela anesore, baptister dhe atrium. Per ndertimin e mozaikeve jane perdorur gure te vegjel ne forme kubikesh me perberje gelqerore, mermeri, ata prej tulle apo kubiket prej brumi qelqi teksa për nga mënyra e kompozimit nuk hasen në asnjë bazilikë tjetër jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.