RTV Ora - Digjen 2 makina në Vlorë, objektiv automjeti i një të dënuari në Itali

2019-07-05 0

#rtvora

Në Vlorë vijon seriali i djegies së qëllimshme të makinave si formë për të dërguar mesazhe dhe paralajmërime kriminale. Dy makina u dogjën në orët e para të mëngjesit, të dyshuara nga një zjarrvënie qëllimshme. Objektiv I ngjarjes ishte makina e një të dënuari në Itali ndërsa mjeti tjetër u përfshi nga flakët pasi ishte parkuar aty pranë.

Dy makina janë djegur gjatë natës në Vlorë, si pasojë e zjarrëvënies së qëllimshme në njërin prej mjeteve.

Makinat e djegura janë një 'Benz' me targë AA 250 JG në pronësi të Skënder Demajt dhe një furgon.

Dyshimet janë se zjarri i është vënë mjetit tip Benz, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe furgonin që ishte parkuar aty pranë.

Pronari i makinës që ishte objektiv i ngjarjes, Skënder Demaj mësohet se ka kryer një dënim në Itali, ndërsa është i afërt i një prej rivalëve të fisit Llanaj në qytetin e Vlorës, konfliktet e shkuara të të cilëve rikthehen herë pas herë me ngjarje të rënda në Vlorë.

Megjithatë, policia ende nuk e ka thënë fjalën e fundit ndërsa hetuesit po presin përfundimin e ekspertizës për të dalë në përfundime dhe për të ngritur pista hetimi.

Djegia e makinave është një fenomen i përhapur gjerësisht në Vlorë ndërsa është konsideruar si një formë e dërgimit të mesazheve kriminale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-makina-te-djegura-ne-vlore
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange