Nxorën jashtë funksionit Hidrocentralin 'Bistrica 2', arrestohen dy punonjësit e bashkisë Finiq

2019-07-05 1

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi akuzohen se kanë kanë hapur portën e kanalit ujitës duke përmbytur kështu Hidrocentralin 'Bistrica 2'.

Të arrestuarit janë V. R., 51 vjeç, banues në Finiq dhe N. R., 66 vjeç, banues në Delvinë. Ngjarja e përmbytjes së hodrocentralit 'Bistrica 2' mësohet se ka ndodhur gjatw mbrëmjes së datës 3 korrik, në kohën kur punonjës të Bashkisë Finiq po punonin për hapjen e një prej portave të kanalit vaditës. Gazetari i Report Tv, Limos Didani, ka thënë se porta është dëmtuar, aksidentalisht, si pasojë e amortizimit, duke bërë që uji i kanalit të vërshojë dhe të përmbyti sallën operative të hidrocentralit 'Bistrica 2', e cila ndodhet poshtë zonës së kanalit vaditës.

Si pasojë e vërshimit të ujit, salla është përmbytur, duke dëmtuar të gjitha makineritë. Punonjësit e hidrocentralit kanë bërë stakimin e energjisë dhe kanë arritur të dalin nga pjesa e sallës ku u rrezikohej jeta. Policia ka shoqëruar dhe pas arrestuar punonjësin e skrepit dhe drejtorin e ndërmarrjes së ujërave në Bashkinë Finiq. Dy të arrestuarit do të përballen me akuzën e 'Shkatërrimit të pronës me përmbytje'