4 persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pas zbulimit të një grupi kriminal që tentonte të trafikonte vajza të mitura në Greqi për prostitucion, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë Roland Luli (një i dënuar më par nga drejtësia greke me burgim të përjetshëm dhe i shpallur në kërkim), Mirel Pasho, Rezart Memetllari dhe Ermal Basho. Operacioni në fjalë është në zhvillim e sipër nga Prokuroria e Korçës e Policia e këtij Qarku dhe po punohet për kapjen e tre personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, bën me dije se nga Prokurorja e Korçës, Dhorina Theodhori ndaj këtij grupi ka lëshuar 7 urdhër arreste, por deri më tani në pranga kanë përfundua vetëm 4 prej grupit.
Skema që përdornin grupi kriminal ishte e pazakontë. Pasi mashtronin familjet e vajzave në fjalë nga Pogradeci dhe Korça, me pretendimin se po fejoheshin më pas i trafikonin drejt shtetit fqinj.
Grupi kriminal është zbuluar rastësisht teksa hetoheshin prej dy muajash. për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa pas vëzhgimeve në terren nga ana e Prokurorisë është zbuluar se grupi në fjalë trafikonte vajza të mitura drejt Greqisë me qëllim prostitucionin.