#rtvora
Gledjan Llatja në Elbasan dhe Fatos Tushe në Lushnje janë dy kandidatët e parë të votimeve të 30 qershorit që kanë marrë dhe miratimin e KQZ.
Mbledhja e KQZ nisi me kërkesën e kryetarit Klement Zguri për nisjen e hetimeve, pasi sipas tij shifrat e pjesëmarrjes kanë qenë të paqarta.
Klement Zguri: Për shkak të këtyre paqartësive deklarova që KQZ të ndërmerrte hetim administrativ. I bëj thirrje kolegëve të mi, duke besuar që kjo që po kërkoj dhe nëse biem dakord ajo që do të bëjmë ndihmon në rritjen e transparencës dhe në risjelljen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Propozimin e kam në tavolinë dhe kolegët do duhet të japin mendimin e tyre qoftë edhe nëpërmjet votës.
Kam gjithë të drejtën për të bërë analizën dhe për të thënë, që i gjithë procesi u vëzhgua nga 4 komisionerë të një ane. Kam gjithë të drejtën jo vetëm unë, por gjithë të tjerët të jenë mosbesues. Procesverbalet e mbylljes së qendrave të votimit dhe listat ku kanë votuar njerëzit, ku tregohet qartësisht se sa persona kanë votuar janë dokumentet e duhura për hetimin administrativ.
Propozimi është kundërshtuar nga anëtarët e tjerë të KQZ.
Biba: Nuk ishin maja e diamantit të demokracisë shqiptare. Demokracia shqiptare është ajo që është. Kjo që kemi është një lloj surugate.
Sipas anëtarëve të KQZ probleme me shifrat ka pasur edhe në vitet e shkuara.
Skënderi: Jemi dy herë më pak marzh gabimi se para dy vjetësh.
Propozimi i Zgurit ka marrë parimisht mbështetjen e Denar Bibës. Por nënkryetari Biba është shprehur për hetim administrativ dhe jo për hapje të kutive.
Hetimi administrativ ka sjellë edhe debate mes dy anëtarëve të mazhornacës në KQZ.
Pavarësisht kësaj anëtarët e komisionit rrëzuan kërkesën për nisjen e hetimeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kqz-miraton-rezultatet-bashkine-e-elbasanit-dhe-lushnjes
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz