Kanë qenë qindra qytetarë që kanë pritur 2 orë në trafik në temperaturat përvëluese të ditës së sotme të hyjnë në Tiranë. Shkak ka qenë një garë çiklizmi që ka bllokuar një nga hyrjet kryesore në Tiranë. Shihni pamjet.
Drejtuesit e mjeteve të bllokuar në trafik shprehen të irrituar me bllokimin e një prej akseve më të rëndësishme për hyrjen në kryeqytet pa dhënë mundësi për kalimin në një rrugë alternative.
Nga ana tjetër oficerët e policisë të ngarkuar me mbarëvajtjen e garës kanë insistuar që ajo të përfundojë brenda orarit të rënë dakord më parë me federatën e çiklizmit. Edhe kjo e fundit është e vetëdijshme për problemet e krijuara.
Pas përfundimit të garës segmenti u lirua për qarkullimin e mjeteve por trafiku vijoi shumë më gjatë.
Tv Klan