Veliaj: Tirana cilësohet nga BERZH si një ndër qytetet model për transformimin

2019-07-04 0

Menjëherë pas rikonfirmimit edhe për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ftuar në Londër nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për të vijuar investimet në Tiranë. Në takimin për ?Qytetet e Gjelbra? të organizuar nga BERZH, Tirana është vlerësuar si një ndër qytetet model për transformimin që ka pësuar, veçanërisht sa i përket nismave konkrete për një qytet të gjelbër.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se fushata e mbjelljes së pemëve, e cila fillimisht u pa me skepticizëm dhe prit si shaka, tashmë është fakt, ndërsa theksoi k filluar puna për një mandat të dytë energjik për transformimin e qytetit. ?Jam shumë i lumtur që fillojmë këtë mandat të dytë energjik në Tiranë me një vizitë tek partnerët tanë të BERZH-it, ku Tirana është cilësuar si një ndër qytetet model për transformimin që ka pësuar, kryesisht me iniciativat tona të gjelbra, duke filluar nga Pylli Orbital, diçka që nisi si me shaka, një pemë këtu, një pemë atje, por tani është bërë një lëvizje ngjitëse tek fëmijët e çdo familjar që është përfshirë në gjelbërimin e Tiranës?, tha Veliaj.

Si një nga partnerët më të besueshëm të BERZH, Tirana ia doli që brenda një mandati të zgjidhë problematikën me rrjetin e kanalizimeve, ndërkohë që përmirësime pësoi edhe furnizimi me ujë të pijshëm i kryeqytetit.