Zguri hedh propozimin në tryezë: Hetim admisnitrativ KQZ-së për shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje

2019-07-04 0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri i kërkoi kolegëve të tij anëtarë në KQZ, të votojnë një propozim të tijin për një hetim administrativ të nisur kryesisht lidhur me mosrakordimin e shifrave të pjesëmarrjes që ky institucion deklaroi gjatë ditës së zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe deri në mbyllje të tyre.

Zguri: kërkova që KQZ të kishte hetim administrativ kryesisht. Për të mbështetur propozimin tim, do të nisem nga disa fakte që janë bërë publike dhe kanë krijuar problemin në fjalë.

Kemi deklaratën e orës 11:00 të KQZ ku thuhet pjesëmarrja në votime 12%

Ndërkohë këtu kam tabelat në faqen e KQZ, ora 11:00 kur deklarata thoshte 12%, në tabelën është 6.19 %, gati gjysmë për gjysmë

Kur unë këtu jam i paqartë mendo sa i paqartë është publike. I kemi detyrim qytetarëve për transparencë në procesin zgjedhor

Në deklaratën para mediave të dielën, deklarova që KQZ do duhet të ndërmerrte një hetim administrativ kryesisht duke i bërë thirrje kolegëve të mi. Kjo që po kërkoj ndihmon kryesisht në rritjen e transparencën dhe në risjelljen e besimit të publikut në procesin zgjedhor. Propozimin e kam në tavolinë.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri i kërkoi kolegëve të tij anëtarë në KQZ, të votojnë një propozim të tijin për një hetim administrativ të nisur kryesisht lidhur me mosrakordimin e shifrave të pjesëmarrjes që ky institucion deklaroi gjatë ditës së zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe deri në mbyllje të tyre.

Free Traffic Exchange