#rtvora
Miratimi i paketës antishpifje në mbledhjen e qeverisë të mërkurën shihet si një kurth prej analistit Alfred Lela.
Në një intervistë për RTV Ora, ai shprehet se kjo nismë vjen si shembull i funksionimit të medias në Turqi dhe Rusi.
Lela: Kryeministri, qeveria do të bënin shumë mirë që ta ndihmonin vendin me mekanizma vetërregullues. Zoti Rama kërkon ta zgjidhë me një aparat censure të tillë si Turqi, Rusi dhe Hungari. Asnjë vend tjetër i Evropës nuk e ka këtë aparta censure që Rama do të fusë.
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa shprehu shqetësim se nisma nuk është konsultuar më parë me grupet e interesit. Sipas tij penalitetet e parashikuara shkojnë përtej mundësive financiare të mediave.
Çipa: Na shqetëson fakti që masat penalizuese nuk përkojnë me mundësitë financiare reale që zotërojnë dhe kanë mediat online në Shqipëri.
E vetmja anë pozitive shihet të formalizimi i portaleve.
Çipa: Jemi për aspektet e formalizmit për të cilat çdo media serioze dhe sidomos mediat profesioniste përfshi dhe gazetarët profesionistë janë dakord.
Lela: Jemi për një përmasë etike. Nuk duhet të dalim kundër një zhvillimi pozitiv sic është etika. Këtë Evropa e ka zgjidhur me vetërrgullim.
Paketa antishpifje parashikon ndëshkime financiare deri në 1 mln lekë si dhe pezullim të aktivitetit të portaleve në rast të publikimit të lajmeve të pavërteta.
Kjo paketë është kundërshtuar nga grupet e interesit që në propozimet e para.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/miratimi-i-paketes-antishpifje-analistet-censuron-median
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz