#rtvora
Me 85 vota mazhoranca ka rrëzuar dekretin e presidentit për rishikimin e ligjit për përmbarimin, por pa arritur numrin e duhur për ngritjen e Komisionit Hetimor. Në seancë, opozita e re ka kërkuar ndryshime në komisionin e reformës zgjedhore, por e ka konsideruar lojë nismën për shkarkimin e Ilir Metës.
Katër ditë pas votimeve të 30 Qershorit, me 85 vota Parlamenti rrëzoi dekretin e parë të Presidentit Ilir Meta për rishikimin e projektligjit të shërbimit përmbarimor gjyqësor privat.
Megjithatë mazhoranca nuk e kaloi testin e kartonave për votat që kërkohen për shkarkimin e Kreut të Shtetit, veprim për të cilin Kushtetuta përcakton 94 kartonë.
Në seancë, opozita e re kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga posti i bashkëkryetarit të reformës zgjedhore, pas përfshirjes së tij në përgjimet e dosjes "184" në Dibër.
Gjithashtu, Ralf Gjoni, bëri fajtor Lulzim Bashën për pushtetin që ka marrë Edi Rama pas votimeve vendore.
Damian Gjiknuri është i gatshëm të largohet, jo për opoziten e re, por nësë një gjë të tillë ja kërkon PD me kushtin për të qënë pjesë e komisionit të reformës zgjedhore.
Reforma në drejtësi është kthyer në kalin e trojës së politikës, me akuza dhe kundërakuza në parlament.
Opozita e re mendon që PS-së dhe PD-së nuk ju intereson ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, ndërsa mazhoranca parlajmëron kundërpërgjigje për të gjithë kundërshtarët.
Të hënën pasdite mazhoranca do të kërkojë ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta me akuzën për shkelje të rëndë kuhtetuese pas anulimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/parlamenti-rrezon-meten-sherbimin-permbarimor-gjyqesor-privat
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz