Basha: Qeveri tranzitore, të largojmë Ramën! Kryemadhi: Në 13 Tetor kemi zgjedhje

2019-07-04 0

Në një kohë kur Partia Socialiste pas zgjedhjeve të 30 qershorit ka marrë 60 bashki në të gjithë Shqipërinë, duket se opozita që i bojkoti këto zgjedhje po përçahet.

Si PD ashtu edhe LSI nuk pranuan të hynin në zgjedhjet e 30 qershorit dhe tashmë deklarojnë se nuk i njohin zgjedhjet lokale. Por ndarja e PD me LSI qëndron tek vendimi i PD. Lulzim Basha vijon të theksojë se qëllimi i tyre është largimi i Ramës si krijimi i një qeverie tranzitore. Problem për PD janë edhe kryebashkiakët e djathtë të cilët kanë dalë kundër Bashës duke thënë se ata nuk do tua lirojnë zyrat kryetarëve të rinj të PS por do të presin deri më 13 tetor datë kjo që presidenti Meta dekretoi për zgjedhjet lokale pas anulimit të 30 qershorit.

Po kështu nga ana tjetër 'halli' i LSI janë dy dekretet e Metës. Në këto kushte, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se partia që ajo drejton janë të gatshëm të hyjnë në zgjedhje.

''Kryebashkiakët janë legjitime deri kur të bëhen zgjedhjet e 13 tetorit" deklaroi Monika Kryemadhi.

Ditën e sotme kreu i PD mblodhi në selinë e Partisë Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë e Grupit, ku nga këto takimi konfirmoi edhe një herë se nuk do të ketë zgjedhje pa largimin e kryeministrit Rama dhe ngritjes së një qeverie tranzitore.

"Ne nuk i njohim zgjedhjet! Jo! Armiku jonë është vetëm Edi Rama. Objektivi jonë është vetëm Edi Rama" ka deklaruar nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha.

Ndërsa Kryemadhi e cili doli pikërisht nga mbledhja e PD duket se nuk ka rënë dakord me ta pasi ajo ka thënë se si datë për zgjedhjet do të kenë 13 tetorin që presidenti Meta dekretoi.

Nga ana e tij Presidenti është në një mendje me LSI, ndërsa si zgjidhje për ngërçin ka propozuar që po në 13 qershor të kryhen edhe zgjedhjet e përgjithshme së bashku me ato për President.

Kujtojmë se kjo lëvizjet e Partisë Demokratike vijnë një ditë pasi u vendos rikthimi në rrugë me protesta. Si datë për protestën e ardhshme të opozitës është caktuar data 8 korrik, ndërsa grumbullimi i militantëve do të bëhet në orën 20:00.

Free Traffic Exchange