Basha: 30 qershori na forcoi, të hënën bashkë kundër diktaturës - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-04 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu demokrat Lulzim Basha ka mbledhur këtë të enjte kryesinë dhe grupin ku ka diskutuar në lidhje me aksionin politik.Mësohet se gjatë mbledhjes Basha ka ripërsëritur qëndrimin se opozita nuk do të bëjë asnjë tërheqje nga kërkesat e saj. Sipas Bashës, 30 qershori është një motivim për opozitën pasi e ka forcuar atë akoma më shumë.Basha tha se protesta e të hënës do të jetë një abshkim me qëllim largimin e asaj që ai e quan, diktaturë.?Ftesa ndaj shqiptareve per diten e hene eshte: te gjithe bashke kunder diktatures, ne mbrojtje te familjeve dhe femijeve tuaj, ne mbrojtje te Demokracise dhe Kushtetutes. Qendrimi yne eshte i pandryshueshem, 30 qershori vetem na motivon me shume ne vendosmerine tone: largimi i Edi Rames, ndeshkim te politikaneve qe vodhen zgjedhjet ne bashkepunim me krimin dhe te gjithe atyre qe organizuan dhe zbatuan farsen e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje te lira e te ndershme, parlamentare dhe lokale.?I ndalur tek raporti OSBE/ODIHR, Basha theksoi se dekreti Metës vijon të mbetet në fuqi dhe se 30 qershori është ilegjitim.Fjala e Bashes ne mbledhjen e grupit dhe te kryesise:Mesazhet e 30 qershorit jane te qarta:Rama edhe kur i ben i vetem kandididimet, votimet dhe numerimin, edhe kur nuk ka kundershtar per te vjedhur, vjedh dhe manipulon. Kete e deshmojne qindra denoncime nga media dhe mijera te tjera nga qytetaret si dhe gjetjet nga raporti paraprak i ODIHR, me i keqi qe nga 97. Rama e beri per te rritur pjesemarrjen fiktive. ODIHR vuri vulen per rolin kriminal te KQZ ne kete operacion te papare manipulimi. Me Edi Ramen nuk mund te kete kurre zgjedhje te lira.Konstatimet paraprake te ODIHR nxjerrin mes shume problemeve 2 çeshtje kryesore:a) dekreti i presidentit eshte ne fuqi, farsa e 30 qershorit eshte nul sepse eshte kunder parimit themelor te sundimit te ligjitb) regjistrimi i paterices se krijuar nga Edi Rama per te krjuar iluzionin e gares u be ne shkelje te ligjit. Votimi i 30 qershorit eshte nul.Refuzimi qe shqiptaret i bene farses eshte refuzim ndaj regjimit te Edi Rames. Ndonese PD eshte aksionierja kryesore e ketij refuzimi popullor ka shume aksionere. Me ne u bashkua shumica absolute e shqiptareve. Ky eshte refuzim i regjimit te Edi Rames. Detyra jone eshte qe, nepermjet aksionit tone politik, ta kthejme kete nga shumice refuzuese per regjimin e Rames, ne nje shumice shprese dhe besimi per ndryshim.Ftesa ndaj shqiptareve per diten e hene eshte: te gjithe bashke kunder diktatures, ne mbrojtje te familjeve dhe femijeve tuaj, ne mbrojtje te Demokracise dhe Kushtetutes.Qendrimi yne eshte i pandryshueshem, 30 qershori vetem na motivon me shume ne vendosmerine tone: largimi i Edi Rames, ndeshkim te politikaneve qe vodhen zgjedhjet ne bashkepunim me krimin dhe te gjithe atyre qe organizuan dhe zbatuan farsen e 30 qershorit, qeveri tranzitore, zgjedhje te lira e te ndershme, parlamentare dhe lokale.Edi Rama me kukuvajkat...

Free Traffic Exchange