Report TV - Përplasje me armë në Kavajë, vritet kalimtari me bukë në dorë, 7 të plagosur

2019-07-04 3

Tronditet Kavaja nga lufta mes bandave në mes të ditës, që ka lënë një kalimtar të vdekur dhe shtatë të plagosur, nga të cilët gjashtë jashtë rrezikut dhe njëri në gjendje të rëndë për jetën. Nga informacionet paraprake, raportohet se në hyrje të qytetit të Kavajës, te stacioni hekurudhor, dy grupe kriminale janë përplasur me armë zjarri, ndërsa nga breshëria e plumbave që kanë vërshuar i vdekur ka mbetur një person, rreth 50-vjeç, që është identifikuar si Ramazan Hasalliu, që nuk kishte lidhje me ngjarjen, pasi ishte duke blerë bukë.

Tre nga shtatë të plagosurit janë Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini, ndërsa dy nga autorët që qëlluan me breshëri janë Elio dhe Eraldo Hyka, që janë në kërkim, ndërsa është shoqëruar Marjus Aliaj. Dyshohet se 2 prej të plagosurve janë të përfshirë në konflikt. Po sipas të dhënave të parë kemi të bëjmë me një konflikt të hershëm mes dy grupeve, njëri prej të cilëve me rrezikshmëri të lartë me disa të skeduar më parë për konflikte dhe ngjarje kriminale. Ngjarja ka tronditur qytetin e Kavajës, pasi skena ka qenë e denjë për filma me përplasjen me armë zjarri në mes të ditës.

Free Traffic Exchange