Në seancën e sotme në Kuvend nuk ka pasur vetëm akuza, por edhe batuta. Pasi sulmoi Presidentin, deputeti Halit Valteri ironizoi Damian Gjiknurin që tha se do të ofrohet si Meta për vetëzgjidhje, por edhe Kujtim Gjuzin.
"Kam edhe dicka për Damianin, Damian tërmeti erdhi i ekzaltuar dhe mendoi se ne e heqim se heqim, mendon se e bën ai reformën zgjedhore, kam frikë se mos vret veten, se kjo është edhe punë ngjitëse dhe kam frikë se na çohet Kujtim Gjuzi dhe vret veten dhe se di si do e bëjmë këtë parlament" tha ai.
Pas ironisë së tij, reagoi Gjuzi duke replikuar. "E para unë jam nga që nuk e vras veten se me e vra veten quhesh kriminel, apo jo Ulsi, se je edhe kryetar i Komisionit të Ligjeve? Pse akoma mendon njeri këtu se presidenti është ilegjitim, pse hesht me gjykatën kushtetuese.
Kam edhe dicka për Astrit Patozin, është i paligjshëm. Të kam ruajtur një letër, e kam një çantë unë, që me ta hap letrën, do të dalë puna se çfarë ke firmosur në Fan të Mirditës. Zoti Kryetar të lutem, mos i lejo njerëzit që të bëjnë ftesë këtu për të varë veten" tha ai, ndërsa më pas i shkoi te karrigia ku ishte ulur Valteri, ndoshta për ti thënë dicka më shume nga ajo qe i tha ne foltore.