Deputeti socialist Alket Hyseni u shpreh se Meta e ka kthyer ligjin për përmbarimin privat, pasi është i frikësuar nga drejtësia. "Në valën e shumë vendimeve të papërgjegjshme nuk është çudi e madhe edhe kthimi i këtij ligji. Institucioni i presidentit përfaqësohet nga një njeri që ka frikë reformën në drejtësi. Ai nuk e bën se e i dhemb shumë për përmbarimin, por tmerri për reformën në drejtësi. Kujdes ju që jeni të frikësuar, se ju erdhi ora. Unë jo vetëm do të votoj raportin por do të jem edhe aktiv në cdo veprim për t'i dhënë mundësi këtij zotërie që të dalë në pension dhe të hipi majë plehut ku ka qejf që të kakarisë" u shpreh Alket Hyseni.