Basha: Protesta e radhes, me 8 korrik ne Tirane

2019-07-03 5

Më 8 Korrik, në orën 20:00 opozita do të zhvillojë në Tiranë protestën e radhës kombëtare. Ky është vendimi që u mor në mbledhjen e kryetarit demokrat me drejtuesit e degëve në rrethe. Basha theksoi se opozita nuk do të bëj asnjë hap deri në çmontimin e diktaturës.

?Dua t?i ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bij nënash shqiptare të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00, 8 të mbrëmjes në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njeri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për kushtetutën, për lirinë për fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë evropiane"

Më herët në zyrën e Bashës shkuan kryebashkiakët demokratë. Pas takimit ata deklaruan se nuk do të pranojnë të dorëzojnë zyrat, të zgjedhurve të 30 qershorit.

Më i rezervuar u shfaq në qëndrim kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj. Ai i shpreh se nuk mund të flas personalisht.

Kryebashkiakë theksuan se zgjedhjet duhet të zhvillohen më 13 Tetor në përputhje me dekretin e presidentit Meta. Ata thanë se në ditët në vijim do të denoncojnë të gjitha manipulimet që ka pasur procesi i zgjedhjeve.

Tv Klan