Rudina Hajdari thotë se paralajmërimi që Mattheë Palmer, Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit bëri për liderët e opozitës Monika Kryemadhi e Lulzim Basha, shmangu përplasjet në zgjedhjet e 30 qershorit.
"Protestat duhet të jenë patjetër paqësore. Nëse kryetari mendon se nuk e ka situatën në kontroll duhet të marrë disa hapa pas se nuk mund të tolerohen më këto sjellje. Dhuna nuk do të tolerohet më, tha Palmer. Nëse Basha nuk e ka në kontroll duhet të jetë i vetëdijshëm që kjo gjë do thelojë situatën dhe dëmtimin e interesave të partisë. Duhet të jemi më të pjekur dhe reflektues. Mund të ketë qenë një paralajmërim që në praktikën e DASH ata nuk hedhin asnjë fjali të tillë pa i zbatuar, dhe prandaj dihen shumë të prerë që në momentin që e thonë diçka e mbajnë fjalën e tyre dhe nuk bëjnë hapa pas. Kjo ka qenë arsyeja që arritëm të evitonim një përplasje më 30 qershor", tha deputetja Hajdari në Repolitix.
?Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik i bërë apo nxitur nga ju do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t?ju klasifikojë si organizata të dhunshme", ishte parlaajmërimi i SHBA. Ndërkohë Palmer, në një intervistë për VOA tha se kush pengon zgjedhjet shkëput marrëdhëniet me SHBA.