Miratohet paketa antishpifje, Gjonaj: Jo më portale të paregjistruara që shpërndajnë 'fakenews'

2019-07-03 1

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj njoftoi se sot është miratuar nga Këshilli i Ministrave paketa Antishpifje.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi se kjo paketë, synon rregullimin në disa ligje kryesore për shërbimet e medias në tërësi dhe publikimeve elektronike në veçanti, për shmnagur një nga fenomet më shqetësuese të epokës së internetit, atë të "fakeneës". Fokusi i kësaj pakete ëshë rregullimi i regjistrimit të platformave 'online', ose siç njihen portale, që vijnë pikërisht nga mungesa e transparencës së tyre. Sipas saj, ekzistenca një serie portalesh, të cilat shumë prej tyre nuk figurojnë të regjistruara, janë një nga hallkat kryesore të përhapjes së lajmeve të rreme, për interesa nga më të ndryshme, nuk garantojnë pavarësinë e gazetarëve, por edhe prishin konkurrencën e drejtë mes mediave.

Gjonaj theksoi se do të bëhen ndërhyrje në ligjin në ligjin ?Për mediat audiovizive, ligjin ?Për komunikimet elektronike, ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar? si edhe në VKM-në për masat e mbrojtjes së fëmijëve nga aksesi në përmbajtje të paligjshme në internet.