Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko duke folur për zhvillimet ekonomike në vend, deklaroi se zgjatja e mosmarrëveshjeve politike në vend mund të godasë aktivitetin ekonomik duke u reflektuar edhe në klimën e biznesit.
Sejko tha se është ulur niveli i papunësisë në vend duke shtuar edhe se paga mesatare ka njohur rritje me 4.9 për qind.
"Rreziqet e kahut të poshtëm mbeten predominuese dhe janë forcuar më tej. Ato lidhen me ambientin e jashtëm, me ecurinë e kursit të këmbimit dhe ndikimin e tij në inflacion, me aftësinë që oferta për kredi do të ketë për t?iu përgjigjur përmirësimit të pritur të kërkesës, dhe së fundmi me situatën politike në vend.
Zgjatja e mosmarrëveshjeve politike në vend do të reflektohet në klimën e biznesit dhe mund të godasë aktivitetin ekonomik", u shpeh Sejko.