Report TV -Policia ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e grabitësve të Rinasit

2019-07-03 0

Policia e Shtetit ofron 10 mijë Euro shpërblim për kapjen e Klement e Eldi Çalës, si dhe Talo Çelës të shpallur në kërkim lidhur me grabitjen e ndodhur në Rinas në 9 prill të këtij viti ku u morën miliona euro në pak minuta dhe mbeti i vrarë Admir Murataj.

Ajo ofron në dispozicion dy numra duke premtuar anonimat të plotë për informatorët.

"Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt", thuhet në njoftimin e policisë.

Nga grabitja e ndodhur në Rinas në 9 prill janë vënë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Cela dhe Alkond Bengasi. Dëshmia e këtij të fundit zbuloi grupit, duke pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë.

Më 15 qershor të këtij viti policia vuri në pranga edhe Hasan Kanaçin, personin që informoi grabitësit nga brenda aeroportit. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën rreth 100 mijë euro, të konvertuara në kartmonedha të ndryshme, për të cilat ka dyshime të forta se i përkasin shumës prej 4.6 milionë eurove të grabitura në Rinas më 9 Prill dhe të cilat do të transportoheshin me avion nga Shqipëria drejt Vjenës.

Pas ngjarjeve në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.