RTV Ora - Meta letër KLGJ: C'po bëhet me plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë

2019-07-03 0

#rtvora

Presidenti Ilir Meta i shkruan një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor për plotësimin e vakanceve në Gjykatën e Lartë. Në letër kërkohet informacion shterues, si dhe marrja e masave nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për propozimin e kandidaturave për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.

Në letër, që mban datën 3 korrik, presidenti kërkon të dijë ne menyrë shteruese shkaqet përse ka kaluar jo vetëm afati fillestar 3 mujor, por edhe 3 muaj të tjera dhe nuk ka miratuar ende të gjitha aktet e nevojshme nënligjore për të nisur procedurat e plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë sipas kushtetutës dhe ligjit.

"Ky afat 3-mujor i përcaktuar nga ligji ka përfunduar në datën 12 mars 2019, ndërkohë që, nga ky moment kanë kaluar edhe 3 muaj e 20 ditë të tjera dhe ende Këshilli i Lartë Gjyqësor rezulton që se nuk ka përmbushur detyrimet e tij ligjore. Në këtë situatë, Presidenti i Republikës kërkon, sa më parë, informacion nga KLGJ-ja, se ?farë është bërë konkretisht deri më tani mbi këtë çështje, për të identifikuar qartësisht se cila ka qenë arsyeja e tejkalimit të afatit ligjor për hartimin e akteve nënligjore, zbatimi i të cilave do të bënte të mundur më pas nisjen e procedurave ligjore për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-leter-klgj-cpo-behet-me-plotesimin-e-vakancave-ne-gjykaten-e-larte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz