Hapet segmeti i tretë i Bulevardit - Lajme - Vizion Plus

2019-07-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas marrjes së mandatit të dytë si kryetar bashkie i Tiranës Erion veliaj ka prezantuar edhe punën e parë për kryeqytetin.Duke shprehur një falënderim për votuesit e 30 qershorit, ai inauguroi segmentin e tretë të bulevardit të ri.ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE, TIRANE ?Projekti ?lloci?, e thonë tironsit, për nja 4 vite. Çfarë ndodhi, ndodhi, por u munduam të rikuperonim shumë shpejt kohën që humbëm në ato 4 vite. Më vjen mirë që tani jemi gati vetëm për sheshin monumental, që duam të bëjmë në fund të Bulevardit dhe mezi pres të shqyrtojmë 10-15 aplikimet e para që na kanë ardhur për zhvillime. Jam shumë i kënaqur që pas zgjedhjeve i rikthehemi punës normale, iu rikthehemi kantiereve të qytetit tonë, i rikthehemi Tiranës e cila vitin tjetër përgatitet të mbushë 100 vjeç. Këtu jemi në hapësirën që do identifikojë 100 vitet e ardhshme të Tiranës. Nëse bulevardi i vjetër ishte i këtij 100 vjetori të parë, Bulevard i Ri besoj i ka shtruar të gjithë infrastrukturën për Tiranën e 100 viteve më pas?. Duke prezantuar projektet e ardhshme për tiranën, Veliaj e cilësoi zhvillim për banorët e zonës cdo ndërhyrje që do të bëjë bashkia në terren.?Ajo që parashikoj në 4 vitet e mandatit të dytë është shumica e zhvillimit që Tirana do të shohë do të jetë jashtë Unazës origjinale të saj, kryesisht në zonën e Bulevardit të Ri. Shpresoj shumë që këtu do të rritet standardi, jo vetëm i cilësisë, por edhe i jetës komunitare, ku besoj të gjithë do biem dakord që aty ku ka ardhur zhvillimi, nuk ka ardhur fatkeqësia, por një mundësi fantastike. Të gjitha familjet që do të zhvillohen, të gjithë ata që do të begatohen dhe pasurohen prej këtyre investimeve, besoj se do ia shohin hajrin gjithë asaj pune që është bërë?.Në ditët në vijim, do të fillojë puna sërish në kantier për fazën finale të bulevardit që do të mbylllet me një shesh të gjelbëruar.