Nga sot hapet procesi i aplikimeve për të gjithë personat e interesuar që duan tgë ndjekin studimet në Shkollën Bazë të Policisë për ?Patrullë të Përgjithshme?.
Procesi i aplikimit, është i hapur deri në 3 Gusht 2019, ndërsa në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, kuota e pranimit që do të ndjekin studimet në Akademinë e Sigurisë do të jenë 500 kursantë, të ndarë në bazë të renditjes sipas pikëve të fituara në listën e rezultateve të arritura në fazat e konkurrimit.
Të gjithë garuesit, formularët e aplikimit duhet ti tërheqin pranë Drejtorive Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm, vend ky ku edhe ku duhet ti dorëzojnë.
Aplikanti duhet të përmbushë disa nga kriteret bazë, si të jetë shtetas shqiptar; të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo të jetë larguar nga shërbimi civil; të ketë mbaruar arsimin e mesëm; të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje.
Ndërsa si dokuentacion, aplikantët duhet të dorëzojnë fotokopje të kartës së identitetit; dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit; certifikatë të gjendjes gjyqësore; certifikatë familjare; vërtetim nga Gjykata e Prokuroria; Raport mjeko-ligjor, e një dërë dokumentash të tjera.
Për të vazhduar procesin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, aplikanti i nënshtrohet disa fazave të konkurrimit, si testimi me shkrim; testimi i aftësive fizike; intervistë me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit; testimi psikologjik; kontrolli shëndetësor; marrja e shenjave të gishtave; si dhe verifikimi përfundimtar i aplikantit.