Serbët rihapin dyqanet në veri: “Protesta ia arriti qëllimit” - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vetëm dy ditë zgjati mbyllja e dyqaneve, farmacive dhe njësive të tjera të shërbimeve në veri të Kosovës, në shenjë proteste ndaj taksës së vendosur për mallrat serbe.Biznesmenët serbë vendosën hapjen e dyqaneve dhe ofrimin e shërbimeve këtë të mërkurë.Vendimin e mori Shoqata e Bizneseve të Veriut, që argumentoi se protesta dëshmoi fuqinë, bashkimin dhe gatishmërinë e serbëve të kësaj zone.Sipermarrësit shtojnë se protesta është edhe një paralajmërim për mbyllje më të gjatë të dyqaneve, duke vënë në dukje se kjo do të sjellë probleme.Afaristët serbë, në deklaratën e tyre i bëjnë thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare që përfundimisht të kuptojë situatën dramatike dhe të reagojë për të qetësuar Prishtinën, para se të ndodhë ndonjë incident, i cili mund ti sjellë gjërat në një pikë pa kthim.?Ne jemi të vetëdijshëm se na pret një luftë e gjatë, e cila kërkon unitet, përpjekje, ndoshta sakrifica?, - nënvizon shoqata për mediat serbe.Qeveria e Kosovës ndërkohë i ka hedhur poshtë pretendimet se në atë pjesë të vendit ka krizë humanitare, siç e konsideron Beogradi zyrtar duke u angazhuar në hapjen e disa pikave të shitjes me qëllim që banorëve të këtyre komunave të mos u mungojë asgjë.