#rtvora
Rezultati i votimit të 30 qershorit në Bashkinë e Kurbinit, do të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, ndërkohë që do të hetohet edhe nga Prokuroria me dyshimin për krime zgjedhore.
Sipas të dhënave të KQZ, kandidatja e Partisë Socialiste Majlinda Cara, rezultoi fituese me 6.623 vota përballë Edmond Pirolit, i cili mori 966 vota.
Por sipas kandidatit të Bindjes Demokratike, procesi atje u manipulua, duke dyfishuar numrin e votuesve reale.
Ai thotë se ka prova se komisionerët kanë votuar në emër të personave që nuk ndodhen në Shqipëri, me kartat e sjella nga familjarët nën presion.
Për këta akuza, prokuroria ka nisur një procedim për ?Falsifikim të Materialit Zgjedhor?, ndërsa kandidati thotë se do ti drejtohet Kolegjit Zgjedhor, për atë që e quan masakra zgjedhore.
Shembull në manipulimit, Piroli cilëson dy qendra votimi të ngritura në një ambient privat në Fushë Kuqe. Ai pretendon se aty realisht kanë votuar vetëm 6 persona ndërkohë që në kutitë e votimit janë gjetur 60 dhe 120 fletë.
Këto ambiente u sulmuan me armë vetëm pak orë pas mbylljes së procesit të votimit, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar, por ngjarja ende nuk ka autorë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kurbin-kandidati-i-bindjes-demokratike-do-te-ankimoje-rezultatin-e-zgjedhjeve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz