Iku me vëllanë në Greqi, por s'u takuan më, zhdukja misterioze e të riut dhe dyshimet mbi dy shokët

2019-07-02 2

Pjesa e pare e PA Gjurme dt 2 korrik Bujar Dervishi u nis ilegalisht drejt Greqisë, kur ishte një 27- vjecar. Ishte viti 1998, kur u nis sëbashku me të vëllanë e tij Petritin, por me të mbërritur atje secili u ndanë dhe punuan më vete. Ende një i ri asokohe, ai arriti të gjente një punë në Selanik, ndërsa për dy vite mundi të pajisej me dokumente të rregullta. Ai punonte në një fabrikë dhe jetonte me dy shokë dibran, në një shtëpi. Gjatë kësaj periudhe, fakti që u pajis dhe me dokumente greke, Bujari kthehet në atdhe për t?u takuar me familjen. Sakaq, ai qëndron pak kohë në Shqipëri, pasi duhej të kthehej në token greke për shkak të punës atje.

Dy vëllezërit, Bujari dhe Petriti, jetonin në Selanik por në distancë nga njëri-tjetrin pasi bënin punë të ndryshme. Në dijeninë e familjarëve Bujari ka jetuar shumë kohë me dy shokët nga Dibra, për të cilët lindën dhe dyshimet nga familjarët pas zhdukjes së 27-vjecarit. Të vetmit që mund të dinin arsyen apo mënyrën sesi mund të ishte zhdukur pa gjurmë Bujari. Petriti foli atë ditë dhjetori në telefon me Bujarin dhe lanë takimin në pikën kufitare të Kapshticës, për tu kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit. Ishte fundi i vitit 2003 kur në pikën e takimit mbërriti vetëm Petriti. I vëllai mendoi se Bujari kishte mbërritur pranë familjes para tij.

E mori në telefon, por që nga ai moment e më pas telefoni i tij doli i fikur. Nënë e baba janë në kërkim të të birit, që sot është një 43-vjecar. Ai është vëllai edhe i një motre, së cilës gjithashtu i mungon. Kanë kaluar shumë vite që nga momenti që Bujari nuk u bë më i gjallë, në atë kohë familja jetonte në Vorë, ndërsa vendbanimi i tyre ka ndryshuar. Familja me origjinë nga Mati sot jetojnë në zonën e Babrrusë në Tiranë. Pas zhvendosjes së tyre nga një zonë në tjetrën ata nuk dinë të thonë me siguri, nëse Bujari trokiti në portën e shtëpisë së vjetër, për të sinjalizuar kthimin e tij.

Familjarët kurrë nuk patën ndonjë informacion lidhur me zhdukjen e mistershme të Bujarit. Ata presin ende sot, një trokitje në derë, që se patën kurrë më nga Bujari. Pas zhdukjes së tij dhe denoncimit në policinë greke, kjo e fundit mori në pyetje dy djemtë dibranë, shokët e Bujarit, por familja nuk mësoi asgjë prej tyre, që përpos dyshimeve dhe pretendimeve që ngritën familjarët, ata pasi u morën në pyetje u lanë të lirë. Sot njëri prej tyre nuk jeton më, ndërsa për personin tjetër familja nuk ka asnjë informacion. Ai që mungon në familjen Devishi është Bujari, ai për të cilin, i ati një 80 vjeçar kërkon ti dëgjojë zërin?