#rtvora
Në arenën ndërkombëtare Kosova dhe Shqipëria do të përfaqësohen bashkarisht. Përmes një marrëveshje të nënshkruar nga Ministrat e Jashtëm të dy vendeve, shtetet do të nisin punën për ngritjen e ambasadave dhe konsullatave të përbashkëta.
Shqipëria dhe Kosova nënshkruan sot marrëveshjen ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore dhe për bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme.
Marrëveshja u firmos nga Ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve, Gent Cakaj dhe Behgjet Pacolli.
Në konferencën e përbashkët për median, Cakaj sqaroi se marrëveshja konsiston në katër shtylla kryesore; politike, diplomatike, profesionale dhe kulturore.
Cakaj: Kemi vendosur ngritjen e grupit ndërministror për përfaqësim të përbashkët ndërkombëtar me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve politke në terrenin ndërkombëtar dhe marrjen e detyrimeve konkrete për përfaqësim të njëra-tjetrës sipas vlerësimeve të përbashkëta veçanërisht në organizata ndërkombëtare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shqiperia-dhe-kosova-unifikojne-diplomacine-ambasada-dhe-konsullata-te-perbashketa
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz