Propozimet e Presidentit, Abilekaj: Ishte thirrje për duel! Milva Ikonomi: Meta rrëshkiti!

2019-07-02 0

Pas propozimit të kreut të shtetit Ilir Meta për tre zgjedhje në tetor, pyetja që lind është se cfarë do të ndodhë tani e në vazhdim në politikën shqiptare? Për të analizuar situatën të ftuar në studion e Report Tv ishin deputetja socialiste Milva Ekonomi dhe analisti Enton Abilekaj. Për Ekonomin, Meta rrëshkiti me deklaratat e sotme, ndërsa shtoi se Basha duhet të heqë kushtet për të zgjidhur krizën politike. "Dalja e Metës ishte e parakohshme, rrëshkiti nga figura Presidenciale që duhet të mbajë. Propozimi i tij? Ne nuk kemi Presidenti që e zgjedh populli, ndëshkoi ndërkombëtarët, m'u dukën të rrezikshme këto deklarata. Basha duhet të lëshojë dicka nuk mund të thotë më 'Rama ik'' tha ajo.

Ndërsa Abilekaj theksoi se Presidenti është dorëzuar për të qenë mbi palët, pasi Rama e refuzoi. "Propozimi i Metës ishte më shumë bast, ishte thirrje për duel. Presidenti nuk ka tagër për të shpërndarë parlamentin. Presidenti është dorëzuar për të qenë pala e tretë, pasi u refuzua nga Rama, vendosi që të bëhet palë. Presidenti u rreshtua politikisht. LSI është vështirë që të mbijetojë pa pushtet, pasi ka pasur elektoral më pragmatist. Në këtë mënyrë nuk mund të bëhet dialog.

Metës nuk i pëlqen mbështetja që ndërkombëtarët i japin Ramës. Kjo që bën Meta është me rrezik mund të krijojë incident diplomatik" tha ai. Dy ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta doli me një propozim të ri për zgjidhjen e krizës, pas vendimit për t'i zhdekretuar ato. Meta propozoi që në 13 tetor të realizohen zgjedhjet vendore, të përgjithshme dhe ato për President, tek të cilat do të kandidojë sërish.