Studentët e arteve kanë ekspozuar në Fakultetin e Arteve Pamore veprat e realizuara përgjatë këtij viti. Tematika të ndryshme sociale dhe situata të ndryshme politike, si ndotja e mjedisit, dhuna në familje janë trajtuar në letra handmade, grafika edhe instalacione moderne. Dekani i fakultetit të Arteve Pamore, Ardian Isufi rrëfen se këto janë konceptet e artistëve të rinj, që vijnë të trajtuara në mënyrë bashkëkohore.
?Është një konkluzion i fundvitit që vjen nëpërmjet punës konkrete të studentëve. Kemi ekspozuar punët e tyre në letra hanmade, se si kjo kthehet nga një koncept artistik nëpërmjet shtypit edhe kolazhimit, në një koncept bashkëkohor. Ne japim disa tema edhe studentët zhvillojnë përjetimet, konceptet edhe qëndrimet e tyre. Ka shumë histori që vijnë nga jeta edhe ngjarjet, që ata jetojnë çdo ditë. Ka punë që trajtojnë të drejtat edhe liritë e individit apo edhe situata që kalojnë politikanët tanë, edhe kthehen nga lokale në universale?, shprehet Ardian Isufi, dekan i FAP.
Ndërsa, studentët shpjegojnë se përse vëmendja e tyre është tek këto problematika të mprehta sociale. Dy nga studentët e Grafik Dizajnit, të frymëzuar nga ?Luli i vocërr? i Migjenit kanë realizuar një film të animuar (3 min).
?Fillimisht donim që të bazoheshim tek një histori shqiptare. Vetëm në fund vendosëm që të trajtonim ?Lulin e vocërr? të Migjenit, si një personazh tipik shqiptar. Por ne e kemi realizuar këtë film të animuar, duke pasur në vëmendje leximin?, .
Veprat e artistëve të Grafik Dizajnit do të vazhdojnë që të qëndrojnë të ekspozuara në Fakultetin e Arteve Pamore.
v.d.