Report TV -Njihuni me 61 kryebashkiakët e rinj në Shqipëri /VOTAT e marra dhe kundërshtarët

2019-07-02 0

Përfundimi i numërimit të votave në të gjithë vendin ka konfirmuar 61 kryetarë të rinj të pushtetit vendor. Erion Veliaj është rikonfirmuar në nga kryeqytetasit në krye të Bashkisë së Tiranës duke siguruar 152 mijë e 230 vota ndaj Arben Skënderaj me 9364 vota. Në reagimin e tij pas rezultatit, Veliaj tha se është gati të përveshë mënget për të punët qe presin. Në rang vendi 23 kryebashkiake të djathtë do duhet të lëshojnë pushtetin vendor tek socialistët.

Më 30 qershor shqiptarët votuan për 61 kryetarët e bashkive, në zgjedhjet vendore të 2019. Zgjedhje jo të zakonshme, për herë të parë pa opozitën. Partia Socialiste i ka fituar të gjitha Bashkitë në këto zgjedhje, për shkak të bojkotit të opozitës, me përjashtim të njërës. Bëhet fjalë për Bashkinë e Finiqit. Ajo është fituar nga partia Mega.

Bashkia Shkodër do të drejtohet nga Valdrin Pjetri pas 28 vitesh në drejtimin e demokratëve, ia këtë bashki Partisë Socialiste. Një tjetër bashki e djathë që shkon në duart e socialistëve është ajo e Lezhës me kryetar Pjerin Nderu që fitoi ndaj Salvador Kacaj të BD dhe Eduard Ndocajt.

Xhelal Mziu pas gjithë përpjekjeve për të ulur pjesëmarrjes do duhet të dorëzojë bastionin e së djathtës, Bashkinë e Kamzës tek socialisti Rakip Suli i cili fitoi 96.7 % ndaj rivalit të BD Ylli Gjeta cili mori vetëm 3.3%. Isa Sakja do të dorëzojë pushtetin vendor të Kavajës tek socialisti Redjan Krali që fitoi me 98.38 % të votave ndaj Bledar Sinellës së BD.

Durrësi pas shumë vitesh, do të ketë një kryetare grua, Valbona Sako të PS e cila fitoi ndaj rivales së BD, Valbona Sakollari me 34 mije e 150 vota ose 90.67 %. Në Elbasan pas 3 mandateve socialisti Qazim Sejdini do ta lërë në dorë të Gledian Llatjas i cili fitoi me 84.42%.

Aktori dhe artisti Erion Isai ndryshon 360 gradë karrierën e tij, tashmë ai ka në dorë pushtetin vendor të Bashkisë së Kolonjës ku fitoi me 4279 vota ndaj rivalit të BD Fatjon Feka. Kurbinasit do të kenë në krye një grua, ajo është Majlinda Cara kryetarja e zgjedhur me 6623 vota për të qenë në krye të bashkisë së Kurbinit

Bashkia e Prrenjasit qe ishte nën drejtimin e LSI, do të dorëzohet tek Nuri Belba i PS që fitoi me 7054 vota ndaj Myslim Karritqit të Aleancës Kuq e Zi.

Free Traffic Exchange