Glover: E kenaqur qe ne 30 Qershor nuk pati dhune

2019-07-02 0

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, Audrey Glover thotë se vijon mbikëqyrja e procesit të zgjedhjeve të 30 Qershorit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar. Në një intervistë për ?Deutsche Welle? ajo vlerëson faktin që të dielën e kaluar nuk pati akte dhune.

?Jam shumë e kënaqur që në zgjedhjet e të dielës vështirë se pati ndonjë akt të rëndë dhune. Zgjedhjet u zhvilluan qetë dhe në rregull, gjë që është shumë e mirë, duke marrë në konsideratë se sa shumë dhunë ka pasur në zona të ndryshme të vendit, sa të dhunshëm kanë qenë muajt e fundit, por përderisa procesi zgjedhor nuk ka mbaruar, ende nuk mund të përshkruaj atë në tërësi?.

Glover përsërit se në 31 bashkitë ku pati vetëm një kandidat nuk u zhvilluan zgjedhje në kuptimin e plotë të fjalës, por sipas saj janë institucionet shqiptare që do të thonë fjalën e fundit.

?Përcaktimi i zgjedhjeve varet nga autoritetet e këtushme, varet se çfarë kanë ndërmend të bëjnë si rezultat i kësaj situate. Ne mund të nxjerrim në pah, të tregojmë se si ishte situata, por janë autoritetet e Shqipërisë që do të vendosin se çfarë do të bëjnë në të ardhmen, si pasojë e bojkotit të opozitës dhe zgjedhjeve pa kundërshtarë?.

Shefja e misionit të OSBE-ODIHR kërkon kryerjen e reformës zgjedhore.

?Kryerjen e reformës zgjedhore e kemi rekomanduar prej një kohe të gjatë. Shqipëria duhet  të ketë një sistem drejtësie që të funksionojë si duhet, të ketë Gjykatën e Lartë dhe më e rëndësishme të ketë Gjykatën Kushtetuese?.

Glover përsërit se në 30 Qershor pati presione nga të dyja palët mbi votuesit.

Tv Klan