Ilir Meta sulmon të Ramën dhe ambasadorët - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-02 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Me një gjuhë të ashpër dhe sulme në të gjitha frontet kundër kryeministrit Rama dhe ambasadoreve të huaj, presidenti Meta ka dhënë edhe propozimin e tij për zgjidhjen e krizës politike sic kishte premtuar.Kreu I shtetit propozoi mbajtjen në 13 tetor të dy palë zgjedhjeve, atyre të përgjithshme parlamentare por edhe zgjedhjet për Presidentin.Madje Meta tha se zgjedhjet për Presidentin të zhvillohen pa kompetenca shtesë për kreun e shtetit por vetëm me këto kompetenca që ai ka aktualisht.Meta tha se zgjidhja e krizes duhet te vi nga shqiptaret dhe nuk ka ndermend qe te lejoje ambasadoret e huaj te tallen me kushtetuten e Shqiperise sic kane bere nje here edhe ne vitin 2008.Zgjedhjet janë në 13 Tetor, dekretin e presidentit mund ta diskutojë vetëm Gjykata Kushtetuese, nuk ka KQZ-ra dhe opozita të reja të Unazës së Re, dhe me Kolegjin socialist, nuk ka njeri që mund të vërë në diskutim dekretin e presidentit.Nëse kërkoni zgjidhje, unë kam dhënë gjithmonë të tilla. Kam bërë përpjekjet e mija për çdo zgjidhje, në interest ë shqiptarëve që duan të zgjedhin, ata nuk patën mundësi që të zgjidhnin në 30 Qershor, për faj të të dyja palëve.Në 13 Tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe zgjedhje për presidentin. Edi Rama dhe Kuvendi socialist le të vënë kandidat kë të duan, dhe në rast se unë nuk votohem nga populli le të mos jem më president. Kjo eshte nje krize e shtetit te se drejtes dhe per pasoje nuk mund te propozoje zgjidhje krize kryetari I qeverise, por kryetari I shtetit.?