http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shefja e misionit vezhgues të OSBE-ODIHR Audrey Glover dha një intervistë për DW, ku deklaroi mes të tjerash se autoritetet vendase në Shqipëri do të vendosin ?farë do bëjnë me rezultatet e 30 qershorit.Glover deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan të qeta dhe të rregullta ndonëse sipas saj në gjysmën e bashkive ishte problem fakti që zgjedhesit nuk patën mundësi alternative e për pasojë nuk pati garë.Ajo shton se të dyja palët politike, qoftë PD ashtu edhe PS I kanë bërë presion votuesve, për të mos dalë në zgjedhje ose për të dalë me detyrim. Glover rekomandon përshpejtimin e punës për reformen zgjedhore.Më poshte intervista e plotë e Audrey Glover për gazetarën e DW.DW: Ambasadore Glover, si do ta përshkruani ju në tërësi, procesin elektoral për zgjedhjet lokale, që u zhvilluan të dielën më 30 qershor, e kam fjalën që nga maji kur misioni juaj mbërriti në Shqipëri dhe deri në ditën e zgjedhjeve?Audrey Glover: Nuk ka mbaruar ende gjithë cikli i procesit zgjedhor. Jemi duke parë me shumë interes ankimimet, që janë pjesë shumë e rëndësishme e procesit zgjedhor. Jam shumë e kënaqur që në zgjedhjet e të dielës vështirë se pati ndonjë akt të rëndë dhune. Zgjedhjet u zhvilluan qetë dhe në rregull, gjë që është shumë e mirë, duke marrë në konsideratë se sa shumë dhunë ka patur në zona të ndryshme të vendit, sa të dhunshëm kanë qënë muajt e fundit. Por përderisa procesi zgjedhor nuk ka mbaruar, ende nuk mund të përshkruaj atë në tërësi.