Report TV - Rama: Burg kush prek policët

2019-07-02 0

Kryeministri Edi Rama theksoi se në ndryshimet e kodit penal sulmi ndaj policit do të ndëshkohet me burg dhe jo vetëm me gjobë siç është aktualisht. E njëjta forcë ligji do të jetë edhe për ata që bllokojnë rrugët me protesta dhe që bllokojnë punët publike.

"Nga ana tjetër është momenti i finalizimit të procesit të ligjvënies, me ndryshimet që do t'i bëjmë këtë javë Kodit penal, sulmi ndaj policit, prekja me dorë do konsiderohen vepra që dënohen me burg dhe jo me gjobë. Edhe bllokimi i rrugëve nuk do tolerohet më", tha Rama.