Të tjera detaje zbardhen për atentatin ndaj dy vëllezërve Baho në fshatin Murras të Elbasanit. Aleksandër (Aldo) Baho mësohet se ishte objektivi i atentatit mafioz ku mbeti i vrarë vëllai i tij Klevi Baho 22 vjeç i cili sapo ishte liruar nga burgu në Itali. Aleksandri njihet si miku i ngushtë i Admir dhe Genc Tafilit, i pari, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë vrasjesh dhe veprash të tjera penale, ndërsa i dyti, i liruar prej kohesh. Gurpi hetimor ka ngritur disa pista për atentatin e bërë ndaj vëllezërve teksa hynin në banesën e tyre.
Dy më kryesoret është ajo e larjes së hesapeve dhe prishja e pazareve të trafikut të drogës. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se në momentin e atentatit viktima, Klevi Baho, i është kundërpërgjigjur me armë atentatorëve që deri më tani dyshohet se janë dy persona. Policia në vendin ku është gjetur trupi i 22 vjeçarit, poshtë një ure, ka sekuestruar edhe një pistoletë tip ?GLOCK?, e cila paraprakisht dyshohet se ka pasur 15 fishkë.
Por Aleksandër Baho është personazh i njohur për policinë shqiptare dhe atë të shtetit fqinj, Italisë. Më 13 shkurt të 2016, ai ka rënë pre e një atentati të mirë organizuar në Itali pas të cilit, Ald Baho ku ka mbetur me pasoja të rënda shëndetësore, sot ai është një person me aftësi të kufizuara. Aldo Baho ka qenë i ndaluar edhe në Shqipëri i dyshuar për një sërë veprash penale ku ndër to edhe për vrasje.
Ndërsa, miqësia me vëllezërit Genci dhe Admirim Tafili ka nisur pikërisht kur Baho vuante dënimin në Burgun e Peqinit.