#rtvora
Në gjetjet paraprake të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për zgjedhjet e 30 qershorit thuhet se procesi u zhvillua në një situatë të polarizuar. Përfaqësues të KSHH thanë se kanë vërejtur kërcënime dhe intimidime për të votuar ose mos votuar.
Dy ditë pas votimeve të 30 qershorit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit prezantoi gjetjet paraprake të bazuara mbi monitorimet e organizatës në terren, ku 115 vëzhgues të organizatës monitoruan situatën në qytetet kryesore të vendit. Edhe pse qendrat e monitoruara, janë vetëm 182, nga 5417 në total, Komiteti i Helsinkit vrojtoi se fushata zgjedhore u krye në një situatë ?tepër të polarizuar politikisht. Vëzhguesit kanë vërejtur gjatë ditës së votimit ?prezencën e njerëzve të paautorizuar në ambientet e brendshme të qendrave të votimit.
Erida Skendaj: Vëzhguesit e KSHH kanë vërejtur prezencën e personave të paautorizuar në ambientet e brendshme të QV dhe në ambientet e jashtme, por brenda perimetrit të godinës ku ishin vendosur QV. Janë vërejtur grupe të të rinjve. Na rezulton se persona të paautorizuar prezantoheshin si përfaqësues partiak dhe informonin për numrin zgjedhor të zgjedhësit që votonte. Kjo nuk është e lejueshme sepse në këtë mënyrë kërkohen të dhëna për të identifikuar ata që votojnë dhe ata që nuk votojnë. Kjo në vlerësimin tonë përbën një formë indirekte të intimidimit ndaj zgjedhësve.
Një tjetër shqetësim që ngre KSHH është edhe votimi familjar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kshh-zgjedhjet-e-30-qershorit-ne-nje-situate-te-polarizuar
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz