#rtvora
Dy burra mbetën të plagosur rëndë në Lushnjë pasi u përplasën teksa udhëtonin njëri me biçikletë e tjetri me motor. Drejtuesi i biçikletës ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.
Dy persona mbeten të plagosur rëndë në Lushnjë, ku një motor u përplas me nje biçikletë.
Aksidenti ndodhi në rrugën rurale Karbunarë-Stan.
Sipas policisë, motori i drejtuar nga 63 vjecari Aurel Gorovelli, po lëvizte me shpejtësi, në kohën kur biçikleta e drejtuar nga Tahir Uka i ka prerë rrugën.
Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë 63 vjecari që udhëtonte me biçikletë ka mbetur i plagosur rëndë.
Tahir Uka u dërgua me urgjencë në spitalin e Lushnjes ku mësohet se ndodhet në reanimacion, në rrezik për jetën.
Ndërsa 35 vjeçari që udhëtonte me motor është jashtë rrezikut për jetën.
Ky aks pjesë e rrugës nacionale Lushnje-Berat prej kohësh ka qenë jashtë vëmendjes me investime, pasi lëvizja tashmë bëhet nga rruga e re e cila shmang kalimin nga qendrat e banuara.
Policia e Lushnjes ndërkohë tha se po punon për sqarimin e shkaqeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/motori-perplas-bicikleten-dy-te-plagosur-ne-lushnje
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz