RTV Ora - Pas votimeve vijnë pushimet, nis fluksi i turistëve të huaj

2019-07-02 5

#rtvora

Përfundimi pa incidente i votimeve të 30 qershorit ka sjellë rritjen e fluksit të pushuesve në bregdet. Fillimi i korrikut po shënon rritjen e numrit të frekuentuesve në plazhet e Vlorës. Operatorët turistikë po thonë se tashmë presin edhe grupet e para të turistëve të huaj.

Zhvillimi paqësor i zgjedhjeve të 30 qershorit ka sjellë rritjen e fluksit të pushuesve në plazhet e Vlorës. Të shumtë janë ata që i janë drejtuar bregdetin duke nisur normalisht pushimet.

Në Vlorë po nis fluksi i prishtëm i turistëve të huaj. Të parët janë ata nga Europa lindore.

Mbizotërojnë polakët por nuk mungojnë as cekët apo italianët nga ana tjetër.

"Jemi për herë të 6 në Shqipëri. Vlora një vend i mrekullueshëm dhe njerëzit këtu shumë të mirë".

Shqiptarë që prej vitesh jetojnë e punojnë në vendet e BE apo Amerike dhe janë kthyer për pushime, vlerësojnë përmirësimin e kushteve vit pas viti.

Edhe operatorët turistikë thonë se presin shtim të fluksit të turistëve të huaj pas procesit të votimit që përfundoi pa tensione dhe incidente serioze.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-votimeve-vijon-pushimet-nis-fluksi-i-turisteve-te-huaj
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange