RTV Ora - Rama paralajmëron opozitën: Burg kush do bllokojë rrugët

2019-07-02 1

#rtvora

Marrë shkas nga protestat e vazhdueshme të opozitës, apo bllokimet e rrugëve gjatë fushatës elektorale, Rama tha se këto javë do të bëhen ndryshime në kodin penal, ku parashikohet dënimi me burg për ata që bllokojnë rrugët.

Edi Rama: Është momenti i finalizimit të procesit të ligjvënies për rritjen e paprekshmërisë së uniformës blu në krye të detyrës. Me ndryshimet që do i bëjmë kodit penal sulmi ndaj policit, goditja e policit, prekja me dorë e policit do të konsiderohen vepra penale me burg dhe jo gjobë. Të tilla do të jenë edhe bllokimet e rrugëve dhe pengimet e punëve publike. Mjaft më e shfaqje të "tokës së xanun" me trupa njerëzor në rrugët dhe në hapësirat publike. Asnjë kundërshti sado legjitime e një grupi njerëzish nuk mund të tolerohet më si arsye për të penguar qarkullimin e njerëzve në rrugët e vendit apo në investimet publike.

Rama kërkoi nga policia e shtetit që të identifikojnë, ndalojnë dhe penalizojnë subjektet apo individët që kapen në paligjshmëri ndërtimore.

Edi Rama: Ju kërkoj sot hedhjen në veprim për të identifikuar, ndaluar dhe penalizuar çdo subjekt apo individ që ushtron aktivitet ndërtimor të paligjshëm. Jo për muret dhe tjegullat e shtëpive në fshat, por kudo në hapësira urbane ku cënohet prona publike, prona e tjetrit apo çdo zonë strategjike zhvillime duke filluar nga vija bregdetare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-paralajmeron-opoziten-burg-kush-do-bllokoje-rruget
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz