#rtvora
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për një grup të strukturuar që ai e quan "PPPd". Politikanë, propagandë, polici dhe diplomatë.
Meta: Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim doktorit që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd, tre P-të janë të mëdhaja si PPP që të mos dalim nga gjithë filozofia e mënyrës sesi qeverisemi është edhe një d e vogël, është grup i strukturuar që punon sipas parimeve të deep state që synon total state capture në Shqipëri. I kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje i cili nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i ka kërkuar dhe treguar rrugën e zgjidhjes . Nuk është rruga e zgjidhjes ?Rama ik? siç kërkon Basha, Kryemadhi dhe Berisha dhe populli opozitar po themi, por është 'Rama reflekto', kjo ishte deri të shtunën në darkë. Tani kam një agjendë tjetër në këtë drejtim për zgjidhjen e krizës 'Edi thellohu', thellohu se ky është atdheu i gjithë shqiptarëve.
Njëra P janë politikanë, P e dytë është Propaganda, P e drejtë Policia, por jo në kuptimin policia e shtetit, por rrugët policisë që ndiqen për të shantazhuar. "d" janë ca diplomatë që kanë braktisur parimet evropiane, demokratike dhe raportojnë sipas qejfit të tyre dhe të Ramës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-flet-grup-te-strukturuar-pppd
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz