Presidenti Ilir Meta tha se po të ishte ai në krye të opozitës, siç akuzohet nga mazhoranca, atëherë PD-LSI dhe aleatët nuk do t'i kishin djegur mandatet e deputetëve dhe tashmë do të ishin në parlament. Por Meta tha se kur opozita mori këtë vendim ai ishte në Gjermani, duke thënë njëherësh se sa keq ndihej për këtë vendim të opozitës.
"Thotë ai që unë jam koka e shtabit të opozitës. Shqiptarët ta dinë se po të isha këtu opozita nuk do i digjte mandatet. Unë isha në Gjermani. Shpirti im e di, jo i Monikës, çfarë kam hequr për të shpëtuar LSI nga 17 maji", tha Meta.