Drejtori i ?Klan Kosova? Baton Haxhiu, ka reaguar ashpër këtë të hënë në ?Opinion? pas dy deklaratave të ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe zëdhënësit të Presidentit Meta, Tedi Blushi, të cilët e quajtën ?Baton Stanishiçi?.
Blendi Fevziu i lexoi live postimet e Berishës dhe Blushit në rrjetet sociale. Berisha e quante Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, ?cirak të Baton Stanishiqit?, ndërsa Blushi shkroi ?Ilir Meta do të jetë President i Republikës deri në 24 korrik 2022. Është më e ndershme që zëdhënësi i Stanishiçit të vazhdojë të marrë rrogën si këshilltar i Ramës sesa t' i japë konsulencë falas të pakërkuar Presidentit. Kanë rënë ata që duke ndarë Shqipërinë, duan të ndajnë Kosovën.?
Në vijim, Haxhiu tha se Meta ?nuk e meriton funksionin që ka?, ndërsa Berishës iu drejtua me termin ?vjehrri i Arminës?.
Baton Haxhiu: E para e punës, më vjen keq si shkruan Iliri, më mirë t?ia shkruajë dikush se ai që moti është një frazist, i cili interpreton atë që ia thonë të tjerët dhe nuk ka fuqi të fjalës për të ndërtuar një fjali normale. Kjo frazë është burokratike, por ajo që vjen pas saj është që një prej pasojave që sot ka Shqipëria më 30 Qershor, është mënyra se si ai i është qasur krejt çështjes shqiptare për disa muaj e gati një vit. Realisht nëse hyjmë në referencë të kohës, pjesa kryesore e sulmit që i është bërë sistemit politik ka nis me çështjen e Kosovës dhe me atë që quhej korrigjimi i kufijve...Ju e dini se çfarë ka bërë, ai që më tha Baton Stanishiqi, dhe unë po i them vjehrri i Arminës, sepse një njeri i cili flet me këtë gjuhë, tregon se ai nuk ka kontrolluar çfarë ka krijuar për një kohë në politikën e tij dhe ia ka lënë gjërave luksoze të familjes së tij. Nuk mundem të mos e përmend këtë, e di është është keq dhe nuk paraflas për këto gjëra, por është e turpshme, që dy njerëz që kanë udhëheqin Shqipërinë kanë këtë diskurs.
Blendi Fevziu: Po flet për Berishën dhe për Metën?
Baton Haxhiu: Po./tvklan.al