Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron sërish protesta kundër kryeministrit Edi Rama për ta larguar nga pushteti. E ndërsa theksoi se PD-ja me aleatët dolën më të fortë nga 30 Qershori, pasi sipas tij 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën, ai njoftoi se beteja kundër tij do të vijojë me të gjitha mjetet.
"PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 Qershori. Duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin. Nga mitingu i 16 shkurtit kemi ardhur në rritje në numër. Votimi i djeshëm e thelloi krizën. Beteja jonë vijon edhe më e fortë dhe më e vendosur. Edi Rama duhet të largohet. 30 Qershori tregoi se me Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Ndryshimi është qëllim im më i madh, i thellë politik dhe ekonomik. Beteja jonë do të vijojë me të gjitha mjetet" tha ai.
Më pas, lideri demokrat komentoi edhe raportin e OSBE-së për zgjedhjet e djeshme. "OSBE dha gjetjet paraprake, votime pa zgjedhje, përjashtim i padrejtë i opozitës, mos funksionim gjykatash, marrjes e kompetencave të Kushtetues dhe probleme të tjera serioze" tha ai. Sot Basha zhvilloi një takim me aleatët për të përagtitur skenarin kundër kryeministrit Rama, teksa dolën nga Kuvendi duke djegur mandatet dhe bojkotuan zgjedhjet lokale duke humbur bashkitë.r