Report TV -Artan Hoxha: Opozita zbuti qëndrimin e saj u kthye Kryemadhi nga SHBA

2019-07-01 0

Gazetari i Report tv, Artan Hoxha deklaoi se opozita zbuti qëndrimin e saj që pas kthimit të Kryemadhit nga SHBA. Ai deklaroi se përgjatë protestës opozita tregoi se mund të kontrollonte edhe protestuesit dhe militantët e saj në momente kur e kërkonin ndërkombëtarët.

"Menjëherë Kryemadhi ndryshoi qëndrim kur erdhi nga SHBA dhe më pas ndryshoi menëjherë edhe në raport me deklaratat politike. Me sa duket edhe gjatë protestave nga 16 shkurti, patëm disa protesta kur kishte incidente, sepse ishin të organizuara të kishte një ndikim. Kur u tha që do kishte incidente, pati, ndërsa kur u tha se nuk do kishte, nuk pati. Në këtë prizëm u pa edhe përfshirja e ushtrisë në ruajtje të ambasadave .

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar opozita ndryshoi strategji. Ajo nuk u bë më palë për rë ushtruar incidente. Në pamë militantë të opozitës që u kujdesën për fasadën. Opozita frenoi militantët dhe nuk i lejoi të konfliktoheshin me ata që nuk ka të njëjtë bindje politike", tha Hoxha.